Skena makabre, dhunë brutale ndaj arbitrave argjentinas

Skena absurde në futbollin argjentinas. Në një ndeshje të kategorive të ulta arbitrat e ndeshjes kanë rënë pre e një dhune absurde, duke përfunduar të gjakosur në dhomat e zhveshjes e duke u çuar më pas në spital.

Juventud de Pergamino priste Independiente de Çivilkoj, në kampionatin Federal B. Arbitri Bruno Amikoni dhe anësorët Marselo Akosta e Maurisio Luna u masakruan në fushë.

Për fat, asnjëri nuk humbi jetën, por në Argjentinë dhuna në stadiume është kthyer prej vitesh në një makth për autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *