“Skautët ishin dështakë, tani Van de Bek është një ëndërr!”

0

Doni van de Bek është një nga lojtarët më të spikatur të Ajaksit të sivjetshëm. 22-vjeçari bën pjesë në grupin e lojtarëve, që kërkohen nga shumë klube evropiane dhe largimi është gati i pashmangshëm. Ai ka treguar një vizion dhe nuhatje goli të jashtëzakonshme. Çmimi i holandezit tashmë ka prekur qiellin.
Martin Jol, ish-trajner i Totenhemit në periudhën 2004-2007 ka folur rreth evolimit të fantazistit dhe mundësisë së tij për të shkuar te Totenhem. 63-vjeçari holandez shprehet se zbuluesit e lojtarëve duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në gjetjen e talenteve. Ai shpjegon se në merkaton e dimrit Van de Bek mund të vinte për një çmim shumë më të ulët se ç’vlerësohet tani.

“Van de Bek në dimër mund të blihej për një shifër shumë më të ulët. Ai nuk ishte gjithmonë pjesë e ekipit të parë. Kjo është ajo që zbuluesit duhet të bëjnë, të njohin talentet, të njohin tregun. Kjo është e vetmja gjë që mund të them pasi tani është vonë dhe Totenhem për të nuk mund të paguajë 50 apo 60 milionë paund”, u shpreh Martin Jol.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.