Skautë me rëndësi në ndeshjen e Serisë A, Juventusi do të vëzhgojë Marash Kumbullën

Nuk është vetëm një histori e bukur që bën vetëm jehonë mediatike, por brenda saj ka edhe shumë realitet. Bëhet fjalë për transferimin e Marash Kumbullës në një ekip më të madh, pas atyre super paraqitjeve të zhvilluara në këtë fillim sezoni me Veronën.

Gjithashtu edhe në ndeshjen e fundit kur u luajt përballë Parmës, Kumbulla ishte një nga më të mirët në fushë. “La Gazzetta dello Sport” raporton se në ndeshjen e radhës mes Veronës dhe Breshias do të ketë shumë skautë. Një prej tyre dhe që vjen nga Juventusi, ka misionin për të parë më nga afër Marash Kumbullën.

Kjo është një dashuri e vjetër faktikisht, pasi bardhezinjtë e kanë kërkuar mbrojtësin shqiptar që kur ishte pjesë e të rinjëve të Veronës. Këta të fundit nuk kanë dashur largimin e këtij lojtari, ndërsa tani flasim në rrethana dhe kushte të tjera. /Sport Ekspres/