Skaroni: Stadiumi i ri themelor, kemi dy male për të ngjitur!

Korrikun e vitit 2018, te Milani erdhi presidenca e re, teksa kinezët u zëvendësuan nga “Fondi Elliot”. Në krye të klubit, u vendos Paolo Skaroni. Pikërisht, ky i fundit ka folur për mediat italiane së fundmi, teksa ka analizuar objektivat e ekipit kuqezi, si dhe ka treguar idenë e stadiumit të ri.

“Vetëm Championsi i jep mundësi ekonomike Milanit, gjë që sjell edhe arritjen e rezultateve sportive. Na duhet të arrijmë një objektiv të tillë. Edhe në rast se nuk ndodh, nuk do të ishte ndonjë dramë.

Milani është ekipi më me shumë tifozë në Botë. Numri i tifozëve është në përpjestim me fitoret që klubi ka në Champions, nuk ka lidhje me Skudeton.

Nuk marrim pjesë prej vitesh në Champions dhe objektivi ynë duhet të arrihet. Kemi dy male për të ngjitur: arritjen e rezultateve në fushë, si dhe përdorimin e mediave sociale për të arritur 403 milionë fansat tonë nëpër botë.

Për mua është themelore që të bëhet një stadium i ri. Milan duhet të ketë një stadium të ri, që të përshtatet me kohën që jetojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *