S’kanë fund hallet për Ikardin, Argjentina i “mbyll dyert”

0

Telashet që Mauro Ikardi po kalon tek Interi duket se po i hapin probleme edhe me kombëtaren e Argjentinës.  Sipas “TyC Sports”, trajneri i përfaqësues amerikano-jugore, Lionel Skaloni, ka vendosur të mos e ftojë Ikardin në grumbullimin e muajit mars, kur Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Venezuelës dhe Marokut.

Sulmuesi zikaltër nuk luan me Interin që prej datës 9 shkurt dhe pritet që mungesa e tij të vazhdojë edhe për disa javë. Gjithsesi Argjentina e ka luksin ta lërë jashtë Ikardin, pasi sulmuesit cilësorë janë me bollëk për kombëtaren amerikano-latine.

Në mars mund të kthehet edhe Linoel Mesi, ndaj mungesa e Ikardit as që të ndihet. Gjithsesi për sulmuesin me rëndësi është të mësohet realisht shkalla e dëmtimit, pasi mediat italiane kanë raportuar edhe për nevojën e një ndërhyrjeje në gju, që do e linte jashtë fushave të blerta për rreth dy muaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.