SKANDALOZE Burreli-Kamza vazhdon, Devolli e Rama akuza të ndërsjellta

0

Burreli-Kamza është një nga ndeshjet më të diskutuar gjatë këtyre 10 ditëve, teksa ka pasur akuza të shumta. Kastriot Rama, që pas ndeshjes së fazës së dytë në kampionat me Kamzën, u pushua nga ana e Bashkisë Mat, dhe më pas ai u kundërpërgjigj duke thënë se i ishte dhënë urdhër që të toleronte. I ftuar në emisionin “E hëna Sportive” në “TVSH”, Rama bëri të ditur edhe njëherë problematikat në klubin e tij, si dhe zbuloi çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes në ndeshjen e dytë.

“Futbollistët, në këto tetë muaj kampionati, kanë marrë vetëm tre paga e gjysmë. Punëtorët e fushës në Burrel, kanë gjashtë muaj pa u paguar. Në ndeshjen e dytë me Kamzën, kam pasur edhe një takim me shefin e rendit dhe më ka falënderuar për punën e mirë që kam bërë, sepse në 14 muaj që unë kam qenë në krye të klubit të Burrelit, nuk ka ndodhur asnjë incident. Për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet edhe në media, priteshin që të kishte incidente. Burreli është qytet sportdashës dhe njerëzit nuk kanë qejf që të fitojë kund në fushën e tonë. Unë nuk jam kundër të fitojë çdo ekip, qoftë dhe Kamza. Madje, e deklaroj edhe këtu, se Kamza ka një ekip të mirë dhe luan futboll të bukur. Në ndeshjen e parë, kur na kanë thirrur në analizë, u kam thënë edhe drejtuesve të Kamzës, ja ku është fusha, luhet pa spektatorë, ‘bujrum’ le të fitojë kush të jetë më i zoti”, u shpreh fillimisht ish-administratori Rama.

DEVOLLI – Në studio ishte i ftuar edhe trajneri i Kamzës Bledar Devolli, që ndërhyri në ato çaste, duke u shprehur se matjanët kanë lëshuar me Besëlidhjen. “Burreli luajti 75 minuta me Besëlidhjen, më pas u duk qartazi se si vijoi loja. Këtë më trego, se ke qenë administrator. Por ju hapët portat ashiqare mor burrë”, u shpreh Devolli.

RAMA – “Ku e faktoni ju se e kemi lënë ndeshjen? Pas pjesës së parë, në dhomat e zhveshjes, ka hyrë shoferi i kryetarit të Bashkisë, duke urdhëruar Kullin, që të heqë nga fusha e lojës dy qendërmbrojtësit dhe sulmuesin Onu. Më pas ka shkuar tek Tanushi duke i thënë: ‘Kush je ti që karikon ekipin’?! Normalisht, ata janë jabanxhinj, në vend të huaj dhe pa përkrahje. Nuk kanë faj. Aty është tkurrur ekipi dhe unë po i them gjërat troç. Për këtë kam ardhur këtu, që t’i them të bardhës të bardhë, e të zezës të zezë. Po të isha unë administrator i Burrelit, Kamza nuk do të fitonte asnjëherë. Hajde luajmë në një fushë asnjanëse kur të duash”.

DEVOLLI – “Unë dua futboll të bukur, këtë dua, nuk kam frikë as Burrel, as asgjë. Hajde luajmë dhe në tre të natës dhe të mund”.  

RAMA – Kam një jetë që merrem me sport. Edhe gjyqtarët kanë pasur vështirësi në atë ndeshje! Unë i di gjërat, në Burrel jetoj, kam njerëzit e mi aty. Unë ndeshjen e kam parë tek lokali i një shokut tim, Xhetanit. Kam pritur trajnerët atje, më kanë dhënë dorën, më kanë thënë nuk vijmë më. Ju mund t’i dini edhe më mirë, se jeni të lidhur me Bashkinë, unë po them atë që më tha.

DEVOLLI – “Sa për dijeni dhe informacion, Kulli nuk ka dhënë dorëheqjen. Kulli është trajneri që ka licencë!”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here