Skandaloze, Bajerni e pranon që Ançelotin e larguan 5 lojtarë!

Në futboll thuhet shpesh se lojtarët po të duan e largojnë një trajner, por mbetef gjithnjë dyshimi nëse është thashethem tifozësh apo mediash, apo ka bazë reale. Nëse është e vërtetë, lind pyetja si veprojnë këta lojtarë, nuk vrapojnë më, hapin portën?

Gjithsesi, kur arrihet deri aty sa një president klubi deklaron se lojtarët larguan trajnerin, futbolli ka marrë të tatëpjetën.

Uli Hënes, presidenti i Bajernit të Mynihut, ka deklaruar sot: “Karlo Ançeloti u bë armik me 5 lojtarë. Nuk mund të vazhdohej ashtu, e pamundur të punosh kur ke kundër emrat më të të rëndësishëm. Një shprehje thotë: Armiku më i rrezikshëm ëdhtë ai në shtratin tënd. Në 3.30 të mëngjesit e morëm vendimin për largimin e Ançelotit”.

Por kush na qenkan këta 5 “profesorët” që i ishin kthyer kundër trajnerit?

Mediat gjermane zbulojnë emrat: Mats Humels, Zherom Boateng, Arjen Roben, Frank Riberi e Tomas Mylet. Të gjithë VIP-a, super të paguar, liderë dhe të adhuruar nga tifozët, por të ulur në stol herë pas here nga Ançeloti. Trajneri duhej fë rinovonte skuadrën, përveçse të fitonte trofe. Nuk e lejuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *