Skandaloze, arbitri i kërkoi fanellën Ronaldos pas pjesës së parë!

Kemi parë arbitra që të kenë idhuj futbollistë, lojtarë të preferuar, madje dhe të festojnë në rast golash, duke u bërë qesharakë në fushë, por rasti në Kupën e Botës është i paprecedentë. Sipas futbollistit të Marokut, Amrabat, në përfundim të pjesës së parë, gjyqtari i ndeshjes Portugali-Marok, amerikani Mark Geiger, i ka shkuar Ronaldos dhe i ka thënë që t’i japë fanelën… Amrabat ka reaguar kështu: “Ku jemi këtu? Në cirk?! Është Kupë Bote, jo shaka! Dëgjova Pepen të thoshte se arbitri i kërkoi fanelën Ronaldos në fund të pjesës së parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *