Skandali/ Trukime të ndeshjeve në Bosnje, arbitra dhe zyrtarë futbolli shkojnë në pranga

Një skandal i vërtet vjen nga Bosnja sa i përket çështjes së trukimit të ndeshjeve. Aksioni i fundit i ndërrmarë nga ana e shtetit ka përfunduar në pranga 12 persona për rregullime të ndeshjeve në kategorinë e dytë të futbollit të tyre.

Bëhet fjalë për sezonin 2018-2019 ndërsa mes të arrestuarve kanë qenë arbitra dhe zyrtarë të lartë të futbollit. Prokuroria e Bosnjes ka dalë me një deklaratë duke i akuzuar të dyshuarit për krim të organizuar, ryshfete dhe keqpërdorim të postit. Për momentin janë disa ndeshje të dyshuara për kurdisje, ndërsa Federata e Futbollit në Bosnje ka shprehur mbështetjen për këto hetime. Gjatë operacionet janë sekuestruar telefona dhe sende të tjera që do të shërbejnë si prova për hetimin. /Sport Ekspres/