Skandali spanjoll, favorizon Barçën dhe zyrtarizon Superkupën në Marok!

0

Një zgjedhje që do të bëjë të diskutohet gjatë, së paku për faktin që Sevilja kishte reklamuar zyrtarisht dhe publikisht një trajtim jo të drejtë dhe të barabartë.

RFEF, sigla pas të cilës është federata spanjolle, ka vendosur: Superkupa do të zhvillohet në ndeshje të vetme në Tanzheri, territor maroken, më 12 gusht në orën 22:00.

Në qendër të polemikës rreth vendimit qëndron fakti se shumë futbollistë të Barcelonës, kundërshtare e Seviljes, janë kthyer shumë vonë për shkak të Botërorit. Por, tashmë gjithçka ka mbaruar.

Tanzheri është si qytet spanjoll, por do të luhet në orën 22.00, pasi në 12 gusht vapa është e padurueshme.

Nuk dihet si ndihen lojtarët, por me sa duket të luajturit në Marok vlen më shumë se një finale në Madrid, Barcelonë apo Valencia. Stadiumi ku do luhet sfida është inauguruar në vitin 2011 dhe ka 45.000 vende.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.