Skandali/ Serbët sherr me tifozët brazilianë, akti i parë i dhunës në Rusi 2018

Këtë herë nuk kishte të bënte simboli i shqiponjës i bërë me duar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Nuk kishte lidhje as me shqiptarët. Problemi i Serbisë në Botërorin 2018 ishin vetë tifozët e skuadrës.

Aventura e skuadrës së Krstaji? përfundoi me zhgënjim, por edhe mes skandalit, me tifozët serbë në tribuna që u bënë protagonistë negativë të përplasjeve të dhunshme me mbështetësit brazilianë.

Ndërsa latinët festonin fitoren 2-0 dhe kualifikimin e “seleçaos” si e para e Grupit E, nervozizmi për rezultatin e munguar sportiv shkaktoi efektin e kundër te serbët, që i dhanë jetë një sherri të vërtetë në tribuna.

Sipas autoriteteve ruse, nga përplasja e dhunshme disa tifozë mbetën të lënduar, ndërsa policia shoqëroi nëntë persona për “prishje të rendit publik”.

Mbetet ende e paqartë çfarë i shkaktoi trazirat në një pjesë të tribunave të stadiumit “Spartak” të Moskës, por ato ngjarje lanë gjurmë edhe sepse ishin aktet e para të dhunës në ndeshjet e Botërorit 2018.

Përpara startit të evenimentit në Rusi, të gjithë i trembeshin huliganizmit brenda dhe jashtë stadiumeve, por gjatë këtyre dy javëve ka patur pak raportime për incidente serioze, ndërsa pjesa më e madhe e tifozëve vendas dhe të huaj kanë shijuar spektaklin e futbollit.

Kjo edhe për faktin se ky ka qenë një prej turneve më të bukur në vitet e fundit, ku vetëm një ndeshje është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa nuk kanë munguar rezultatet e një pas njëshme surprizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *