Skandali seksual plas për Totenhemin, Eriksen reagon për “tradhëtinë” e gruas me Vertoghen

Totenhemi ka humbur me rezultatin 2-7 ndaj Bajernit, në një ndeshje turpëruese në “Champions League”. Por çfarë ka ndodhur për të mbërritur te një dështim i tillë? Në rrjetet sociale ka shpërthyer një hipotezë, se te Totenhemi ka pasur sherr në dhomat e zhveshjes.

Më saktësisht bëhet fjalë për një grindje mes Eriksenit dhe Vertogheni. Ky i fundit akuzohej se kishte fjetur me gruan e mesfushorit të Danimarkës. Sipas asaj që raportohet, Vertogheni ka pasur edhe shenja në fytyrë pas atij sherri të pretenduar.

Por Eriksen ka reaguar menjëherë, duke shkruar në profilin e tij të “Tëitter”: “Gjepura”. Sigurisht, askush nuk e priste që të pranonte Erikseni një gjë të tillë, por mbetet një akuzë që hap shumë diskutime. /Sport Ekspres/