Skandali| Probleme me vizat, Kukësi “tund” shtetin dhe UEFA-n

Është planifikuar që Kukësi të luajë ndeshjen e parë të turit të tretë me Torpedo Kutasi në Gjeorgji, por ndeshja rriskon që të shtyhet. Shkak është bërë mosdhënia e vizave për katër futbollistë të Kukësit, çka ka trazuar ujërat në kampin verilindor. Faton Maloku, Valon Ethemi, Edis Maliki dhe sulmuesi Rexhinalo nuk janë pajisur me vizë nga shteti i Gjeorgjisë. Refuzimi i këtyre katër lojtarëve ka trazuar ujërat tek Kukësi, që është vënë në lëvizje për ta zgjidhur në çdo lloj mënyre këtë situatë.

Klubi menjëherë ka njoftuar UEFA-n për këtë skandal dhe është kërkuar mundësia për të shtyrë këtë takim, deri në momentin që të zgjidhet ky problem. Ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha kjo situatë, pasi nënkampionët e Shqipërisë i kanë kërkuar Ministrisë së Jashtme dhe konsullatës shqiptare në Stamboll (Turqi), të ndërhyjnë dhe ta zgjidhur këtë problem. Mësohet se dhe FSHF është angazhuar për të zgjidhur këtë situatë, e cila nuk është aspak e zakontë dhe pozitive.

Drejtuesit e Kukësit e konsiderojnë si diçka skandaloze këtë rast, por duhet përmendur se është hera e dytë, pasi për portierin Maloku ishte Azerbajxhani shteti që nuk e lejoi të futej në territorin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *