Skandali përfshin presidentin e PSG-së, Al-Khelaifin e akuzojnë për korrupsion

0

Presidenti i gjigantëve francez të PSG, Nasser Al-Khelaifi, pritet të haste me probleme të mëdha, teksa autoritetet zviceriane e përfshijnë në një skandal korrupsioni së bashku me ish sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Pas problemeve me UEFA-n në lidhje me “fair-play”-n financiar, tashmë kreu i kampionëve në fuqi të Francës gjendet përpara telasheve edhe më të mëdhaja.

Autoritetet e Zvicrës i kanë mbyllur hetimet dhe përfundimi nuk është aspak i mirë për pronarin e BeIN Sports. Al-Khelaifi duket se nëpërmjet korrupsionit ka përfituar favore nga Valcke. Këtu përfshihet edhe e drejta e transmetimit të Botërorëve të vitit 2026 dhe 2030. Si mjet për të arritur deri këtu janë zbuluar një vilë në Sardenja të cilën Valcke e ka përdorur për mbi një vit pa paguar për qendrimin në të, që shkon deri në 1 milion paund, si dhe një orë luksoze e ofruar për të.

Kështu presidenti i PSG-së dhe i BeIN Sports rrezikon shumë së bashku me me ish-sekretarin e FIFA-s, i cili është i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh. Krime këto që mund të çojnë deri në heqje lirie./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.