Skandali/ Nervat e shqiptarit i tregon te parkimi, Eros Grezda godet me grusht kundërshtarin pas humbjes dhe vjen policia

Nga Klaudio Ndreca

Një skandal i vërtetë ka ardhur nga Kroacia, atje ku duket se ndeshja mes Rijekës dhe Osijekut ka degjeneruar dhe tejkaluar limitet. E mbyllur në shifrat 3-2, kjo ishte gjysmëfinalja e radhës për Kupë, ndërsa më herët ishte Lokomotiva e Zagrebit që kishte siguruar finalen.

Fillimisht u mendua se Osijeku ku luan edhe Grezda do të fitonte, pasi dopieta e Bockaj i dërgoi shifrat në 0-2. Për të mbërritur te diskutimet rreth arbitrit, ku një karton i kuq i kontestuar që u nxorr kundër Osijekut dhe një penallti “e falur” për Rijekën nga ku do të vinte edhe barazimi 2-2, falë ekzekutimit të saktë të Antonio Mirko Colak, prishën të gjithë qetësinë. Më pas vendasit nuk do e kishin të vështirë për të dhënë edhe goditjen fatale.

Por nuk mbaron kaq lehtë dhe Eros Grezda u sigurua që ta nxirrte vetë inatin për gabimet e arbitrit. Pikërisht ndaj autorit të golit të asaj penalltie të kontestuar, Antonio Mirko Çolak, duke e goditur me grusht në kokë. Ky është raportimi që vjen nga mediat kroate, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë policia në ngjarjen që ndodhi te parkimi i stadiumit. Këtë incident e ka shënuar edhe delegati i ndeshjes, ndërsa pritet një dënim i rëndë për Grezdën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *