Skandali në Belgjikë, në Serbi përfshijnë edhe Igli Taren

0

Skandali i shpërthyer në Belgjikë mund të nxjerrë në dritë të tjera çështje dhe në një prej tyre mund të jetë i përfshirë edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios. Gjithçka lidhet me transferimin e Sergej Milinkoviç-Saviç, të cilin klubi italian e ka blerë nga Genku.

Edhe ky transferim po hetohet nga autoritet belge. Menaxheri i lojtarit të Lacios, Mateja Kezhman, është “shënjestruar” shkruan “Kurir”. E përditshmja serbe hedh dyshime mbi përfitimet e shumta të ish-futbollistit. Gjithashtu edhe klauzolat e shumta shtojnë dyshimet.

Në Belgjikë janë të shumtë menaxherët që po hetohen, për shkak të lidhjeve të ngushta me klubet. Milinkoviç-Saviç është ftuar të merret në pyetje, ndërkohë që ka pasur edhe arrestime. Mes tyre edhe një ortak i Kezhman, i cili është “zhdukur” për momentin.

Jo vetëm kaq, por “Kurir” shkruan se Kezhman në këtë histori ka përshirë edhe mikun e tij Igli Tare. Vlonjati, sikurse dihet, ka bërë shumë transferime nga Belgjika në Itali. Gjithsesi bëhet fjalë për aludime dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulohet nga skandali “Duar të pastra”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.