Skandali me taksat në Angli, arrestohet futbollisti francez

0

Lajm i bujshëm nga Anglia: ish-mesfushori i Njukasllit Silven Marvo, i cili cili aktualisht është pjesë e FC Lorient në Ligën 1 franceze, është arrestuar në Francë, gjatë hetimit në lidhje me mashtrimet dhe evazionin fiskal në transferimet e futbollistëve.

Ditët e fundit policia bastisi zyrat e Njukasllit dhe Uest Hemit, duke arrestuar edhe drejtorin e përgjithshëm të Njukasllit, Li Çarnli, Marvo ishte një ndër të arrestuarit në Francë.

Marvo u mor në pyetje nga policia franceze për të njëjtin hetim dhe më pas u la i lirë, por me detyrimin për t’u paraqitur sa herë t’i kërkohet për marrje në pyetje.

Marvo, tashmë 25 vjeç, u transferua nga Rena te Njukaslli në korrik 2011 dhe qëndroi për 5 vite në Angli, edhe pse luajti vetëm 13 ndeshje kampionati, para se të huazohej te Guingamp për sezonin 2014/1 dhe të kalonte te Lorienti verën e shkuar.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here