Skandali me gruan e danezit dhe syri i nxirë i Vertongen, agjenti: Ironia është se ia shkaktoi Eriksen

Situata në kampin e Tottenham Hotspur nuk është aspak e qetë. Për të mos mjaftuar humbja turpëruese ndaj Bayern-it, tashmë ekipi përballet edhe me fjalët e përhapura se lojtarët nuk flasin me njëri – tjetrin, apo edhe çështja Eriksen – Vertonghen.

Në internet kanë dalë fjalë se gjysma e futbollistëve nuk flasin me njëri – tjetrin dhe se trajneri nuk ka qenë në gjendje ta zgjidhë këtë situatë. Madje këto zëra e largojnë kreun e pankinës së londinezëve drejt Realit të Madridit, ku do të marrë me vete edhe Eriksen dhe Kane. Ndërsa sa i përket konfliktit mes Eriksen dhe Vertonghen, që të dy futbollistët përgënjeshtrojnë gjithçka, duke i cilësuar fjalët e përhapura si të pavërteta. Bëhet fjalë për një skandal seksual ku përflitet se mbrojtësi belg ka fjetur me gruan e Eriksenit. Megjithëse ky i fundit i ka cilësuar si gjepura, syri i nxirë i Vertogen që është parë së fundmi i ka rritur më shumë dyshimet dhe ironitë.

Kjo vepër ishte e gjitha nga Eriksen, ndërsa ka ardhur pas stërvitjes nga një ndërhyrje që ciësohet si aksidentale. Ndërkohë edhe një agjent është prononcuar për “The Sun”, ku ka thënë se gjendja nuk është aspak e mirë te këta dy fubollistë, pasi lajmet e përhapura në internet po ndikojnë shumë mbi ta. “Ka qenë e vështirë për të dy futbollistët. Ata kanë qenë shumë të shqetësuar nga thashethemet e internetit mbi atë problem të supozuar. Ironia është se syri i nxirë i Vertonghen-it u shkaktua nga Erikseni”, ka thënë agjenti./Sport Ekspres/