Skandali i dopingut, Godelli: Federata na dërgoi në Greqi!

0

Nuk ka mbetur jashtë luftës ndaj kësaj Federate edhe kampioni i Botës në Almati 2014, Daniel Godelli, që së bashku me Romela Begajn dhe Hysen Pulakun do të penalizoheshin më pas nga përdorimi i substancës së ndaluar stanozolol. I rikthyer pas dy vjetësh, Godelli e ka një status për këtë Federatë, e cila nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për dopingun e përdorur në masë nga kombëtarja përpara botërorit. Ja dhe statusi i tij: E ndiej përgjegjësi për të thënë fjalën time për çfarë ka ndodhur kohët e fundit në peshëngritje. Isha një nga sportistët, që u penalizova për aferën e dopingut në vitin 2014 dhe normalisht më i prekuri. Një dënim i pamerituar dhe për këtë dua të them disa gjëra, të cilat në këto dy vjet nuk janë mbajtur në përgjegjësi. Kanë kaluar 2 vjet dhe akoma nuk dihet se ku ishte faji, sepse askush s’e ka marrë përsipër atë. Por ka ardhur koha që çdokush ta marrë vesh të vërtetën. Ekipin kombëtar shqiptar në Greqi është dërguar nga kjo Federatë.

Ishte kjo Federatë, e cila na tha se duhet të kishim besim tek Luan Shabani dhe mos hanim, apo pinim asgjë, veç atyre që ai na jepte. A ishte ky vendim për përfitime personale a për të na djegur kjo është për t’u marrë vesh. Janë 15 dëshmitarë që i vërtetojnë këto gjëra. E mbajtëm fjalën dhe përfundimi dihet. Pa dashur të përmend emra fajtorët gjykojini ju se cilët janë. Edhe pse ende s’kam treguar vlerat e mia në pedaë, kam mësuar që urrejten ta kthej në fuqi dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk doja që mendimet e mia t’i ndaja dhe t’i prononcoja. Këto janë disa nga të vërtetat e historisë së dopingut. Nëse shprehem totalisht se çfarë unë di me fakte ta dini njëherë e mirë se e keni luftën e humbur akoma pa e vazhduar atë”.  

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image