Skandali/ Agjenti i futbollit ul figurën e Ferguson: Më la të trukoja ndaj Juventusit për një Rolex

Një skandal i madh është ai që vjen së fundmi nga media angleze. Madje te një nga më të njohurat, “The Guardian”. E gjthë tema është se një prej agjentëve të korruptuar në futboll, pretendon se ka pasur ndihmën e Sir Alex Ferguson për të trukuar ndeshjen mes Juventusit dhe Manchester United në “Champions League” përpara disa vitesh.

Ndërkohë sa i përket Fergusonit, ky i fundit është kënaqur vetëm me një orë Rolex që kapte vlerën e 30.000 paundëve, në gjithë këtë paligjshmëri. Të paktën kjo është ajo që pretendohet dhe thuhet nga ana e Giuseppe Pagliara, që në bisedat e rregjistruara dhe publikuara së fundmi, pranon se ka pasur ndihmën e madhe të Ferguson për lejimin e trukimit të asaj ndeshje vite më parë. /Sport Ekspres/