Skandal te RAI, ofendohet me shprehje raciste Benatia

0

Ngjarje e shëmtuar që ka bërë shumë bujë ajo që i ndodhi mbrojtësit të Juventusit Medi Benatia pas derbit të barazuar me Torinon.

Pas ndeshjes Benatia ishte në lidhje direkte me RAI-n dhe po u përgjigjej pyetjeve nga studioja, duke u ndalur te kartoni i kuq dhënë Torinos, kur dëgjoi në kufje një frazë: “Maroken m**i”.

Benatia ndali intervistën dhe nisi të pyeste: ” Kush foli aty?”.

Drejtuesit e emisionit dhe të ftuarit, në siklet, mohuan, ndërsa më pas lidhja u ndërpre gjoja për probleme teknike.

Juventusi doli me një komunikatë proteste, ndërsa RAI ka kërkuar falje publike, ka garantuar se fraza nuk është thënë nga ndonjë punonjës i televizionit shtetëror dhe ka premtuar hetim të plotë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here