Skandal te Boka Zhuniors, boks në stërvitje

0

Mbrojtësit e Boka Zhuniorsit, Huan Manuel Insaurralde (lojtar i kombëtares argjentinase) dhe Honatan Silva u përfshinë sot në një ndeshje boksi, gjatë stërvitjes që Boka po zhvillonte në prag të sezonit të ri.

Trajneri Gijermo Barros Skeloto po drejtonte një ndeshje stërvitore dhe askush nuk e kishte mendjen te dy futbollistët, që filluan të shkëmbenin grushte në një cep të fushës, edhe pse në stërvitje ishin shokë në një skuadër.

Insaurralde sulmoi shokun e skuadrës dhe Silva reagoi më pas për t’u mbrojtur, në një skenë absurde, derisa ndërhynë shokët e skuadrës për t’i ndarë.

Skeloto i përzuri të dy nga stërvitja dhe tashmë Insaurralde rrezikon shumë, sepse edhe në vitin 2011 u përlesh me një shok skuadre.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here