Skandal në Spanjë, La Liga përgatit skenar poshtërues për derbin katalanas

0

Situata politike në Spanjë nuk është aspak e qetë. Rajoni i Katalonjës, ku ndodhen dhe klubet e Barcelonës, Espanjolit dhe Gironës, po kërkon prej vitesh pavarësinë nga Spanja. Por, çuditërisht, për t’i “shtuar benzinë zjarrit” ka menduar bordi drejtues i La Ligas.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle ata kanë vendosur që ndeshja midis Gironës dhe Barcelonës të luhet në Amerikë dhe sikur kjo gjë absurde të mos mjaftonte ëshë ideuar dhe një plan me një koreografi prej 1000 flamujsh spanjollë dhe me vënien e himnit.

Vitin e kaluar ndeshja midis Gironës dhe Barcelonës ishte një festë e tëra katalanase me qindra flamuj të Katalonjës që valëviteshin nga të dyja tifozeritë. Plani i La Ligës është parë si një provokim i hapur nga pala katalanase dhe tani pritet vendimi i të dyja skuadrave, ku nuk përjashtohet mundësia e bojkotit të ndeshjes në shenjë proteste.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.