Skandal në Selanik, tifozët ofendojnë rëndë Gjermaninë

0

Një ofendim i rëndë, që do t’i kushtojë rëndë PAOK-ut, ai që ka ndodhur në sfidën e Ligës së Europës, mes PAOK-ut eë Shalkes.

Tifozeria vendase, në njërën nga tribunat pas portave, shpalosi një parullë gjigante, ku shkruhej: “Nazistë të poshtër, shporruni prej këtu”, duke vendosur në parullë edhe një montazh të fotos së kancelares Angela Merkel, me Hitlerin.

Mesazhi ishte përgjithë tifozët në stadium, por natyrisht e gjithë Gjermania është ofenduar rëndë, sepse ka dekada të tëra që punon për t’u shkëputur nga imazhi i keq i kohës së nazizmit.

PAOK e Shalke janë ndeshur edhe më parë mes tyre dhe ka pasur shumë probleme mes tifozëve, por nuk duhet harruar edhe inati që i mbajnë grekët Gjermanisë, vendimtare në fundosjen e shtetit helen gjatë krizës së thellë të dekadës së fundit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image