Skandal në Rumani, fantazisti i ekipit dhunon drejtorin sportiv!

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin rumun. Disa lojtarëve ju është komunikuar nga klubi se duhet të gjejnë një skuadër të re, por jo të gjithë e kanë pritur mirë. Filip Jazviç është kroat.

28-vjeçari aktivohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe sulmuesit të krahut. Ai la në janar boshnjakët e Zeljeznicar për t’u transferuar te Hermanstad, ekip që garon në elitën e futbollit rumun.

Drejtori sportiv i klubit i ka komunikuar kroatit se nuk bën pjesë në planet e ekipit dhe ai ka “marrë hak”. Jazviç e ka rrahur zyrtarin, duke mos i kursyer goditjet dhe grushtet e forta në drejtim të tij.

Ai u tërbua kur mori vesh lajmin që nuk bënte pjesë më në planet tona. Nisi ta godasë me grushte dhe na u desh ta dërgonim drejtorin sportiv në spital. Jazviç ia ka bërë vetes dhe tani do të vuajë pasojat”, është shprehur presidenti, Iulu Muresan.

I shpjegova vendimin dhe i thashë që është e gjitha çështje teknike. Preferojmë një tjetër lojtar në rolin e Jazviç. Kisha një marrëdhënie të mirë me të dhe më dukej një djalë i mirë, por më befasoi”, është shprehur Razvan Zamfir, i dhunuari i lojtarit kroat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.