Skandal në Romë, manekinë të varur me fanellat e Romës

0

Derbi Roma-Lacio nuk është kurrë një sfidë normale dhe shpesh ngjarjet më serioze i ka jashtë fushe, mes tifozerive.

Pas fitores në derbi, tifozët e Lacios lanë shkrime para qendrës stërvitore të Romës, duke u vizatuar arkivole dhe duke u bërë “funeralin”.

Mbrëmë ka ardhur episod shumë më i rëndë dhe shqetësues: përballë Koloseut është shpalosur një parullë gjigante ku shkruhej: “Një këshillë pa u ofenduar, flini me dritën ndezur”. Gjithashtu, 4 manekinë të varur, me fanellat e De Rosit, Naingolanit dhe Salahut.

Nuk ka ende një indicie se kush janë autorët e ngjarjes, sepse fillimisht u mendua se janë tifozë të zemëruar të Romës, ndërsa më pas është folur për veprim të tifozëve të Lacios, duke marrë shkas edhe nga debatet e tifozëve në rrjetet sociale dhe disa shkrimeve të ngjitura në vendngjarje me shkrimin “Irriducibili”, grup i njohur ultra i Lacios.

Hetuesit kanë nisur punën, pasi ekziston edhe një video ku shfaqen personat që varin parullën, ndërkohë që këtë radhë është një ngjarje serioze dhe e rëndë, sepse është kaluar kufiri i talljeve të zakonshme pas një derbi dhe janë kërcënuar lojtarët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here