Skandal në Kosovë, ministria shtyn takimin Prishtina – Gjilani

Ndeshja e fundit e javës së parë të Superligës së Kosovës midis Prishtinës dhe Gjilanit ishte programuar të luhej sonte në orën 19:45 në stadiumin “Fadik Vokrri”, por pak orë para takimit është mësuar se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk i ka dhënë leje klubit kryeqytetas për të përdorur stadiumin.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk ka kaluar licensimin nga ana e MRKS-së. Si Prishtina dhe FFK-ja ja gjendur të papërgatitura nga ku vendim i Ministrisë. Problematika thellohet, pasi ekipi mik kërkon fitoren në tavolinë, pasi është përgjegjësi e Prishtinës për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Në një prononcim për “insporti”, drejtori sportiv i klubit të Gjilanit, Sevdai Robelli, tha se sipas rregullores, shtyrja e ndeshjes duhet të njoftohet të paktën 48 orë para fillimit të takimit. Zyrtari i Gjilanit tha se skuadra e tij do të udhëtonte drejt Prishtinës dhe se pret një zgjidhje nga Federata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *