Skandal në Kamza-Besëlidhja, ndeshja bëhet telenovelë

0

Skandaloze në Kamza-Besëlidhja: Ndeshja mund të nisë në orën 15.00, një orë me vonesë, pa praninë e policisë.

Nuk dihet ende a do të pranojë të luajë Besëlidhja, pasi bëhet fjalë për një ndeshje tepër delikate dhe në stadiumin e mbushur, ndërsa siguria do të garantohet vetëm nga stjuardë.

Nëse do të arrihet marrëveshja, skuadrat do të rinisin nxehjen nga e para, pasi një gjë e tillë duhet ta bënin edhe rreth orës 13.30.

Me rregullore, shtyrja e ndeshjes me 1 orë nuk është e lejuar, përveç rasteve kur ka mot të keq ose ndonjë problem madhor, që nuk ka lidhje me situatën e krijuar në Kamzë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here