Skandal në Beograd, rumunët përkrah serbëve për Kosovën

Në Serbi thjesht nuk arrijnë ta kuptojnë. Ose ndoshta e kanë kuptuar, por thjesht nuk duan t’a pranojnë edhe sepse tashmë nuk mund të bëjnë asgjë: Kosova është e pavarur.

Është një shtet për shqiptarët, në anën tjetër të atij kufiri virtual, që ekziston thjesht në hartë. Ka një qeveri dhe përfaqësuse në çdo sport. Pikërisht sporti është ai që serbët vazhdojnë të japin shfaqet e tyre aspak të bukura. Ndodhi në Beograd, në ndeshjen e barazuar 2-2 ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve.

Sërish u dëgjuan thirrjet “Kosova është Serbi”. Një skandal që vazhdon dhe askush nuk merr masat e duhura, për t’i dhënë fund kësaj historie. Situata u bë edhe më serioze, pasi thirrjeve të serbëve i’u bashkuan edhe tifozët e pakët rumunë, që ndosheshin në Beograd.

Solidarizim i pakuptimtë me ultrasit famëkeq serbë. Ndoshta nga frika, ndoshta sepse janë ende të zemëruar për humbjen e pësuar nga Shqipëria në Euro 2016. Askush nuk di ta shpjegojë me siguri sjelljen e çuditshme të tifozëve rumunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *