Skandal me biletat, në Kosovë “lulëzon” tregu i zi

Radhë të gjata, entuziazëm dhe shumë dëshirë për të mbështetur Kosovën në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Mbi 12,600 biletat për ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës u shitën në kohë rekord.

Vetëm 6 orë për të krijuar idenë se impianti do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë. Por, e vërteta është se interesimi kaq i madh u shoqërua me abuzime, që dëmtojnë tifozët e “Dardanëve”.

Përpara ndeshjes së të hënës ka “lulëzuar” tregu i zi. Me kërkesën e madhe dhe faktin që në pikat e shitjes nuk ka më bileta, kanë nisur shitjet me çmime shumë të larta. Gjithçka bëhet në ditën me diell, me shitje në internet apo dorazi.

Biletat tashmë kushtojnë 6-7 fish më shumë se çmimet fillestare, të përcaktuara nga FFK. Biletat me vlerë 3 deri në 5 euro, në tregun e zi kushtojnë 20-30 euro. E pabesueshme, sesi disa persona duan të prishin festën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *