Skandal/ Gjermanët hedhin hije dyshime për menaxherin shqiptar: Ramadani dhe transferimet e errta!

Fali Ramadani ishte menaxheri shqiptar më i zhurmshëm në merkaton e verës. Në fakt jo vetëm sa i përket menaxherëve shqiptarë, por edhe atyrë të huaj. Gjithmonë në transferimet më të bujshme, do të përfshihej i njëjti emër.

Gjithçka nisi me transferimin e parë të Luka Joviç, që mbërriti te Reali i Madridit. Media gjermane “Der Spiegel” ka bërë një hetim të gjerë për mënyrën sesi është rritur Fali Ramadani brenda një kohe farë të shkurtër, duke treguar se ka shumë histori të errët në transferimet e tij. Gjithçka nis që me rastin e Joviç, që është transferuar në kohë rekord në sa më tepër ekipe, vetëm për të mbërritur shumë të mëdha parash në llogarinë e Ramadanit.

“Ka shumë skema fitimprurëse dhe të errëta. Karriera e Luka Joviç është një shembull sesi lojtarët tregtohen si të mitur dhe me transferimet e kryera, miliona euro depërtojnë në kanale të errëta. Ekzistojnë mjaft prova për të treguar më hapur rastin e Joviç.

Po përse erdhi ajo lëvizje në Qipro te Apolon Limasol? Kjo pasi këta të fundit kanë bërë një model biznesi të fitimit të të drejtave të transferimit me lojtarët në vendet Ballkanit. Në një lloj tregtie trekëndore, pa përdorur kurrë këta lojtarë.

Pra qëllimi ishte sërish shitja e tyre, pa u aktivizuar kurrë. Kjo shpjegon edhe rriten e mrekullueshme të parave të Apollon sipas dokumentave te “Football Leaks”. Shumë prej lojtarëve në këtë skuadër kanë ardhur nga marrëveshje me kompaninë “Lian Sports Limited”, që ka menaxherin Fali Ramadanin si një nga kryesorët. Rritja e Ramadanit ishte krijuar për t’u bërë një nga këshilltarët më me ndikim të lojtarëve në industrinë e futbollit. Nuk ka pothuajse asnjë botim për të, nuk ka një intervistë të vetme në arkivin e SPIEGEL.  Në verën e 2012 Ramadani bëri edhe lëvizjen për ta kaluar qendrën e tij në Maltë, për të shmangur taksimet dhe për të ruajtur sa më shumë pasurinë e tij”, shkruhet te “Der Spiegel”. /Sport Ekspres/