Skandal dopingu në Argjentinë, 3 lojtarë të Riverit pozitivë!

Skandal i paparë në Argjentinë, ku 3 futbollistë të klubit legjendar River Plejt kanë rezultuar pozitivë në kontrollet antidoping.

Gjithçka ka ardhur pas kontrolleve rutinë në sfidën e Kupës Libertadores, kundër kolumbianëve të Independiente Medelínit.

Tre futbollistët në fjalë janë Kamilo Majada, Lukas Martinez Kuarta e Sebastian Driusi, ky i fundit i kërkuar nga shumë klube europianë këtë verë, mes tyre edhe Interi.

Substanca e përdorur është e njëjta, një pilulë diuretike me kombinim kafeine dhe efedrine, substancë e ndaluar mbi një normë të caktuar nga ËADA, Agjencia Antidoping.

Tani problemi mund të bëhet shumë më serioz se kaq, sepse do të testohet e gjithë skuadra dhe mund të jetë futbollistë të tjerë që kanë përdorur të njëjtin suplement vitaminash. Nëse lojtarët rezultojnë pozitivë edhe nga testet B, atëherë rezikojnë pezullim nga dy muaj deri në dy vite, por edhe River Plejti rrezikon shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *