Skandal/ Baloteli vendos ndërprerjen, serbët hynë në fushë nga flamuri i Shqipërisë

Një skandal i vërtet ka ndodhur në një ndeshje nderi në Itali. Si gjithmonë protagonist janë tifozët serbë. Breshia po luante ndaj Vojvodinës, në një përballje që luhej për nderin e trajnerit Mihajloviç, që po lufton me një sëmundje të rëndë.

Dy ndërprerje janë bërë në këtë përballje, por ajo e fundit ishte vendimtare. Fillimisht për një karton të kuq të Vojvodinës që solli edhe momenti tensioni në fushë. Por kupa u mbush kur hynë rreth 20 tifozë serbë në fushë me nisjen e pjesës së dytë. Këta të fundit u irrituan menjëherë pasi panë që në anën tjetër të stadiumit, disa persona hapën një flamur të Shqipërisë.

“Provokacija”! Kështu vazhdon ta quajnë edhe në mediat serbe, duke e lidhur edhe shpalosjen e thjeshtë të flamurit të Shqipërisë, si një provokim për çështjen e Kosovës. Policia italiane ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar gjendjen, ndërsa me vendimin e Balotelit që nuk pranoi më të dilte në fushë, është ndërprerë edhe kjo miqësore. /Sport Ekspres/