S’ka surpriza në Serie A, “BIG”-ët tregojnë dhëmbët

0

Ndeshjet e javës së gjashtë të Serie A nuk kanë rezervuar asnjë surprizë. Juventus, Roma, dhe Napoli kanë marr tri pikët duke “shtypur” me lehtësi kundërshtarët e respektiv. Atalanta ka barazuar me Torinon, ndërsa Xhenoa mundi me Kievon me sulmuesin polak Piatek, që gjeti golin e gjashtë në po kaq ndeshje të kampionatit italian.

Juventusi e pati shumë të lehtë të neutralizonte Bolonjën, që pak ditë më parë befasoi duke mundur Romën në shtëpi. Kampionët në fuqi kaluan në avantazh që në pjesën e parë falë dy golave të shpejtë të Dybala 12’ dhe Matuidi 16’. Rezultati mbeti i pandryshuar për pjesën tjetër të takimit edhe pse Juventusi goditi 12 herë të tjera portën.

Roma gjeti më në fund fitoren, duke mposhtur në Olimpico 4-0 Frozinonen. Tri pikët marrin akoma më shumë vlerë, pasi në fundjavë zhvillohet derbi ndaj Romës dhe tifozët nuk kanë ndërmend të tolerojnë një tjetër hap falls të ekipit verdhekuq.

Napoli mundi me lehtësi Parmën 3-0, në një takim ku shkëlqeu dyshja e sulmit Insinje-Milik. Në këtë takim nuk pati minuta për mbrojtësin e kombëtares sonë, i cili u la në stol nga Ançeloti dhe në vend të tij luajti francezi Kevin Malkyit.

Itali, Serie A /  Java  VI

Juventus – Bolonja 2 -0
Roma – Frozinone 4 – 0
Napoli – Parma 3 – 0
Xhenoa – Kievo 2 – 0
Kaljari – Sampdoria 0 – 0
Atalanta – Torino 0 – 0
Lacio – Udineze 2 – 1

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.