S’ka ndeshje pa tifozë/ Risia origjinale vjen nga Danimarka, përdor platformën “Zoom” për të mbushur stadiumin

Rithimi i futbollit do të bëhet vetëm pas dyerve të mbyllura, duke sjellë edhe një atmosferë të ftohtë në stadium. Por në Danimarkë duket se e kanë gjetur zgjidhjen. Klubi i Aarhus kë vendosur të përdorë forcën e teknologjisë për të sjellë tifozët në tribuna. Të gjithë mbështetësit do të mund të bëjnë tyren një biletë për në platformën “Zoom“, e cila do të jetë fals e pa kosto për ta.

Kështu imazhet e të gjithë tifozëve do të pasqyrohen edhe në shkallët e stadiumit, duke bërë që futbollistët të mos jenë të vetmuar në fushën e lojës. Një risi origjinale kjo që vjen nga Danimarka, e cila i sjell sërish pranë sportdashësit me klubin e tyre të zemrës. Ndoshta nuk do të jetë njësoj si më parë, por sërish atmosfera duket se nuk do të mungojë në stadium, megjithëse këtë herë brohoritjet e tifozëve nuk do të vijnë nga tribuna, por nga rehatia e shtëpive të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *