S’ka minuta për Gurin e Abazajn, Qazim Laçi feston në Francë

Sindrit Guri dhe Kristal Abazaj nuk u aktivizuan në ndeshjet e kësaj jave në kampionatin belg. Abazaj nuk bënte pjesë në listën e të grumbulluarve të Anderlehtit për transfertën ndaj Muskron, ndeshje kjo që u mbyll me humbjen 3 – 1 të vendasve.

Në ndryshim nga Abazaj, Sindrit Guri ishte si gjithmonë pjesë e listës së të grumbulluarve, por shkodrani nuk aktivizua për asnjë minutë në humbjen 3 – 1 të Ostendes ndaj Standard Liezh.

Zhvendosemi në divizionin e dytë francez, ku Qazim Laçi luajti për 90 minuta në transfertën ndaj Lensit. Skuadra ku luan ish-lojtari i shpresave, Azhakso, befasoi duke fituar me përmbysje 2 – 1.

Muskron 3 – 1 Anderleht
Kristal Abazaj – I pagrumbulluar

Standard Liezh 3 – 1 Ostende
Sindrit Guri – Në stol nuk u aktivizua

Lens 1 – 2 Azhakso
Qazim Laçi – 90 minuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *