S’ka më pushime për kampionët në fuqi, mëngjesi e gjen Partizanin në fushë

Dita e sotme ka rikthyer në aksion klubet shqiptare. Pushimet kanë marrë fund për Superioren dhe tashmë ekipet kanë zënë sërish vend në fushë për t’u stërvitur e për të gjetur formën e duhur fizike, në mënyrë që të përballojnë me sukses kampionatin që do të rinisë në 3 qershor. Kampionaët në fuqi të Superiores, Partizani, kanë filluar punën që mëngjesin e sotëm, teksa kanë zhvilluar seancën stërvitore nën drejtimin e Sormanit.

Në orën 9:00 të mëngjesit “demat e kuq“ janë stërvitur sipas programit të planifikuar nga klubi në kompleksin sportiv “Football Republic“. Lojtarët u janë nënshtruar kontrelleve mjekësore si matja e temperaturës dhe gjithashtu kanë zbatuar edhe protokollin e hartuar nga FSHF për masat higjeno-sanitare. Njoftimi vjen nga vetë klubi i Partizanit, që bën me dije se në fushë nuk ka zbritur vetëm ekipi i parë, por edhe ai B së bashku me moshat e akademisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftim i klubit:

Skuadra ka rinisur përgatitjet pas ndërprerjes dy mujore si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Në orën
09:00 në drejtimin e trajnerit Sormani dhe stafit teknik dhe atij mjekësor, të gjithë lojtarët kanë zhvilluar sot
seancën e parë programuar në kompleksin sportiv “Fooball Republic”. Përgatitjet nga sot e në vazhdim do të
zhvillohen duke respektuar protokollet e sigurisë higjeno-sanitare të miratuara nga Insituti i Shëndetit Publik, si dhe
duke respektuar rregullat e distancimit social dhe sigurisë. Përpara fillimit të çdo seance stafi mjekësor kryen
kontrollin individual për secilin lojtar. Njëkohësisht sot kanë rinisur përgatitjet edhe ekipi dytë Partizani B dhe të
gjitha ekipet zinxhir të Akademisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *