Sjellja e Avdijaj nuk mund të ndryshojë kurrë, trajneri i Kosovës: Jam unë që vendos

Lista e lojtarëve të thërritur nga Shaland ka ditë që është publikuar dhe në media po diskutohet mbi zgjedhjet e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës. Ndryshimet janë të pakta dhe nuk ka afrime të reja, ndërsa vihet re mungesa e sulmuesit Avdijaj. Për këtë të fundit nuk është hera e parë që mbetet jashtë një ekipi, pasi këtë e ka provuar edhe në të shkuarën me klubet ku ka luajtur, të cilat e kanë larguar nga organika e tyre dhe shkak i vetëm ka qenë sjellja shumë problematike e mister “50 milionëshit”.

Sa i përket kësaj ftese të munguar për futbollistin shqiptar, trajneri i dardanëve ka dhënë përgjigjen e tij, duke thënë se është vendimi i tij personal dhe se është ai që duhet të vendosë. Tekniku zvicerian shprehet gjithashtu se nuk ka një përfundim të ciklit të grumbullimit të lojtarëve të rinj te përfaqësuesja kosovare.

“Nuk është përfundimi i ciklit të grumbullimit të futbollistëve të rinj, pasi kemi Dresheviç dhe Muslijën. Sa i përket Avdijajt, unë duhet të bëj punën time dhe është vendimi im. Unë duhet të vendos. Avidjaj nuk është këtu për shkak të disa arsyeve dhe ky është vendimi im”, ka thënë Shaland./Sport Ekspres/