Situatë kaotike, lojtari i Arsenalit mungon në finale për shkak të politikës

Skuadra e Arsenalit është shumë e shqetësuar sa i takon lojtarit të tyre, Henrik Mikitarian, pasi ky i fundit mund të humbasë finalen e Europa League përballë Çelsit, për shkak të tensioneve midis Azerbajxhanit, vendit ku do të zhvillohet finalja, dhe Armenisë, vendi i lindjes së Mikitarian.

Kapiteni i Armenisë dhe një nga lojtarët më të mirë të Arsenalit u detyrua të bëjë pushim dhe të mos grumbullohet në takimin kundër Karabakut më herët në grupet e Europa League, që të shmangeshin trazirat. Por finalja ndaj Çelsit është një ndeshje shumë më e rëndësishme se ajo përballë Karabakut.

Si pasojë, skuadra e Arsenalit ka nisur bisedimet me UEFA-n për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë. Në stadiumin e Bakusë, pritet të ketë forca shumë të mëdha sigurie për finalen e Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *