Situata te Partizani/ Lerda hoqi dorë nga pakënaqësia, del një emër i ri për trajner

Situata e Lerdës te Partizani nuk është aspak e mirë dhe kjo ishte lehtësisht e kuptueshme që para ndeshjes me Bylisin. Përveç faktit që të kuqtë nuk kanë grumbulluar shumë pikë deri tani dhe janë shumë larg mbrojtjes së titullit kampion, vetëm 7 të tilla, ka edhe një problem tjetër me frymën në skuadër.

Në 5 ndeshjet e Partizanit deri tani në Superiore, kjo skuadër nuk ka arritur të shënojë më shumë se 1 gol për ndeshje, duke mos harruar edhe disa përplasje të ndodhura mes trajnerit dhe lojtarit. Edhe vetë drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me punën e Lerdës, me këtë të fundit që ka sakrifikuar diçka nga filozofia e tij, për të nënkuptuar një ndryshim.

Kështu ndaj Bylisit u hoq dorë nga skema me 3 qendërmbrojtsa, por edhe aty u kuptua se nuk ishte ky problemi. Miqtë do të surprizonin me një gol në minutat e fundit, për të dërguar shifrat në 1-1. Gjithë situata e Partizanit mbetet në dorë të derbit me Tiranën, sa i përket të ardhmes së Lerdës.

Në rast të një humbje, shkarkimi do të ishte thuajse i sigurtë. “Abc News” ka zbuluar edhe një emër të ri vetëm pak orë më parë për të ardhur në krye të Partizanit, që konsiston te Julian Ahmataj. /Sport Ekspres/