Situata në grupin e Shqipërisë, Turqia mund në minutën e fundit Andorrën

Një surprizë ka ardhur disi në grupin e Shqipërisë, atje ku Turqia ka mundur Andorrën në minutën e fundit. Pikërisht në minutën e 89, atëherë kur po krijohej ideja se Andorra do të bënte befasinë e parë të madhe në këtë grup.

Tashmë janë Turqia dhe Islanda që renditen në vendin e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta, me 12 pikë. Me gjysmën e tyre ndodhet Shqipëria, që mban vendin e katërt me 6 pikë. Ndeshja e radhës e kuqezinjëve do të jetë ndaj Islandës.

Nëse ka sadopak shpresë të ndezur, atëherë në ndeshjet e radhës duhen fituar të gjitha përveç Francës, por njëkohësisht edhe duke pritur disa kombinime në ndeshjet e Islandës dhe Turqisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *