Situata me Shkodrën, mesfushori nuk është më në planet e klubit

Donjet Shkodra mund të largohet nga Kukësi dhe nuk bëhet fjalë për një aludim, por për një situatë konkrete. Mesfushori i afruar në merkaton e janarit e pa veten në stol në dy ndeshjet e fundit me Karabakun, por zanafilla e kësja krisjes është paraqitja në ndeshjen me Valetën, pasi drejtuesit nuk janë kënaqur nga performanca e 29-vjeçarit.

Gjithsesi, duhet përmendur se pas ndeshjes në Maltë, Shkodra ka kaluar një periudhë gripale që nuk e ka lejuar që të jetë në fushë në përballjen e parë me skuadrën azere, por as në ndeshjen e kthimit nuk pati asnjë minutë për të.

Shkodra është një ndër futbollistët më të paguar tek Kukësi dhe drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë për ta larguar, por lojtari në fjalë ka kontratë dhe mund të mos jetë diçka dhe aq e thjeshtë.

Një situatë jo e mirë, duke ditur se pas më pak se një jave Kukësi ka një tjetër ndeshje të rëndësishme në raundin  tretë kualifikues të Europa League. Edhe pse erdhi eliminimi nga Europa League, kuksianët janë sërish brenda objektivave, pasi synimi kryesor është arritja e grupeve të Europa League-s.

Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me lojtarin prishtinas, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Flamurtarit në Shqipëri. Fjala e fundit i takon trajnerit Armando Cungu, i cili duhet të japë verdiktin përfundimtar për të ardhmen e Shkodrës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *