Situata e vështirë, flet trajneri italian: Krenar që drejtoj Dinamon me histori, por duhet merkato

Dinamo ndodhet në një situatë shumë të vështirë, teksa pavarësisht pretendimeve për t’u ngjitur në Superiore për sezonin e ardhshëm, si objektiv aktual mbetet mbijetesa në Kategorinë e Parë. Pikërisht për këtë situatë të vështirë ka folur për “Top Channel” edhe trajneri italian i kësaj skuadre, Fabrizio Cammarata, i cili nuk e fsheh krenarinë e tij që ka në drejtim Dinamon.

“Situata na klasifikim sigurisht që nuk është e mirë. Por unë shoh dëshirë te ekipi dhe do ia dalim. Kushtet janë të mira. Duke parë historinë e Dinamos, unë jam krenar që e drejtoj këtë ekip. Kemi nevojë për disa ndërhyrje në merkaton e janarit, që të bëjmë një sezon të mirë dhe të bëjmë më tepër në këtë sezon”, ka thënë Camarata. /Sport Ekspres/