Situata e Romës: Acarimi i presidentit, e ardhmja e Di Françeskos dhe oferta për Monkin!

Barazimi me Kievon i ka mërzitur të gjithë në kampin e Romës, por kryesisht presidentin Xhejms Palota. Kreu i klubit verdhekuq nuk është i kënaqur me ecurinë e skuadrës, që ndodhet në kuotën e pesë pikëve pas javës së katërt. Trajneri Di Françesko është konfirmuar për momentin, por nëse situata nuk ndryshon, ai mund të rrezikojë postin e tij.

Siç citon “Il Messaggero”, katër ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për Eusebio Di Françeskon. Real Madrid, Bolonja, Frozinone dhe Lacio janë ndeshje përcaktuese dhe Roma duhet të kthehet te rezultatet e mira.

Nga ana tjetër, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për Monkin, drejtorin sportiv të Romës. Spanjolli, i cili ka patur të njëjtin rol tek ekipi i Seviljes, pëlqehet nga klubi katalanas, siç citon “Gazzetta dello Sport”, dhe diçka e tillë mund të trazojë ambientin e ekipit.

Roma do të përballet me Realin e Madridit të mërkurën në “Santiago Bernabeu”, ku pavarësisht vështirësisë së madhe, do të tentojë të reagojë dhe ta nisë mbarë fazën e grupeve në Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *