Situata e Kosovës/ Kualifikim duket larg, duhet të mundi Anglinë dhe vetëm fitore

Shumë e hidhur ishte mbrëmja e djeshme, jo vetëm për daljen nga gara të Shqipërisë, por edhe për zbehjen e shpresave të Kosovës sa i përket një kualifikimi të mundshëm. Në një kohë që nuk po luanin vetë në fushë dhe shihnin gjithçka të qetë nga shtëpia, Kosova mëson edhe surprizën e hidhur të Anglisë.

Këta të fundit kanë humbur me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Çekisë. Pikë këto që prishin të gjitha llogaritë e Kosovës. Tashmë Çekia është katër pikë para Kosovës dhe me një ndeshje më pak për të luajtur. Ndërkohë e vetmja rrugë për t’u kualifikuar është fitorja në transfertë në përballjen direkte dhe tre pikët në shtëpi ndaj Anglisë, që me shumë gjasa, ende nuk do e ketë të siguruar kualifikimin. /Sport Ekspres/

Ndeshjet e Çekisë

Çeki-Kosovë

Bullgari-Çeki

Ndeshjet e Kosovës

Kosovë-Mali i Zi

Çeki-Kosovë

Kosovë-Angli