Situata e Jahmir Hykës dhe largimi në janar, në Izrael nuk duan “vetvrasjen ekonomike”

Jahmir Hyka është duke pritur që të largohet nga Netanja në Izrael. Ky kampionat është për t’u harruar sa i përket sulmuesit shqiptar, pasi nuk po gjen hapësirën e nevojshme. Vetëm pak minuta në fushë i janë besuar nga trajneri, ndërsa në disa ndeshje përfundon edhe në stol pa u aktivizuar dhe pa nxehur aspak muskujt.

Çështja e largimit të Hykës në merkaton e dimrit duket e mbyllur, ndërsa mediat në Izrael shkruajnë se te Netanja nuk duan të bëjnë një “vetëvrasje ekonomike”. Kontrata e këtij lojtari do të skadojë në muajin qershor të këtij viti. Për këtë arsye nuk po nxitohen për prishje të kontratës nga njëra anë, por po presin për një ofertë në drejtim të Hykës. Në rast të kundërt, mund të pritet edhe qershori për largimin si futbollist që i skadon kontrata, por Netanja nuk duket të ketë më në plane këtë lojtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *