Situata bëhet serioze, oferta nga Anglia tundon Napolin

0

Aurelio De Laurentis dhe Karlo Ançeloti nuk duan ta shesin Kalidu Kulibali, i cili është ndër 2-3 qendërmbrojtësit më të mirë në botë për momentin. Megjithatë, ndryshon situata për një ofertë mbi 100 milionë euro.

Interesimi kundrejt senegalezit është i madh dhe oferta e fundit do e fusë Napolin në dilema. Sipas raportimeve të mediave angleze, Mançester Siti ka gati një surprizë për klubin italian. Drejtuesit e “qytetarëve” ofrojnë 120 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.

Një shifër e konsiderueshme, që do mbushte arkat e nënkampionëve të Italisë dhe që do ju mundësonte atyre të investonin në disa lojtarë të ndryshëm, Hames Rodrigez mbi të gjithë. Por jo vetëm, Napoli do të riniste sulmin për Lozanon e PSV-së dhe do paguante klauzolën prej 36 milionë eurosh për Manolas të Romës, i cili do të ishte zëvendësuesi i Kulibali.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.