Siti rrezikon përjashtimin nga Champions? Reagon Guardiola!

0

Gjatë ditës së djeshme, “Football Leaks” nxori lajmin që Mançester Siti rrezikonte përjashtimin nga Champions, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Qeveria e futbollit europian është në hapat e fundit të një hetimi, ndërsa klubi anglez ka kryer parregullsi për të qenë korrekt me fair-play financiar.

Mediat angleze janë të sigurta se klubi nga Mançesteri do të përjashtohet nga UEFA. Pep Guardiola ka folur pas fitores kundër Uotfordit në transfertë. Dikush e ka pyetur për hetimin e UEFA-s ndaj Sitit dhe trajneri është përgjigjur në këtë mënyrë.

Nëse UEFA do të vendosë diçka, klubi ynë do të bëjë një deklaratë. Do të më pëlqente të ishte kështu, pasi do të dinim saktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të gjithë këto zëra do të merrnin fund. Do ta marrim vesh nëse kemi kryer parregullsi, në të kundërt, njerëzit duhet të heshtin”, përfundon trajneri spanjoll i “qytetarëve”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.