Siti rikthehet me gola e spektakël, fiton edhe Totenhemi

Mançester Siti u ndal nga Kristal Palau pas 18 fitoresh rresht, por ishte një ndalesë e rastësishme dhe e pranueshme. Sot Siti u kthye i zakonshmi, duke mundur lehtësisht Uotfordin 3-1. Gjithçka e lehtë, tepër e lehtë, me Stërling që shënoi pa kaluar një minutë lojë dhe Kabasele shënoi autogol pak më vonë. Aguero në minutën e 63-të dhe mori fund me aq, edhe pse Uotfordi shënoi në fund. Kreu mbetet pronë e Sitit dhe askush nuk e kërcënon dot me këtë ritëm.

Totenhemi ndërkohë vijon garën për vendin e katërt dhe sot mori tre pikë të arta në rrebesh, në Uells ndaj Sukthit.  Herri Kejn e nisi nga stoli, por zëvendësi i tij Jorente shënoi që në minutën e 12-të. Më pas administrim dhe pak vuajtje, por u fut Kejn dhe dha pasimin final për goli  e mesfushorit Dele Alli në minutën e 89-të.

Kuriozitet: Kristal Palas mori 3 pikë të arta me përmbysje në Sauthempton. Golin vendimtar e shenoi mesfushori Milivojeviç, ai që humbi penalltinë kundër Mançester Sitit në ndeshjen e fundit të vitit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *