Siti “parakalon” Barcelonën, gati 67 milionë euro për pasuesin e Fernandinjos

0

Mançester Siti dhe Barcelona janë përfshirë në një duel merkatoje. Objektivi i ty dy klubeve është mesfushori i talentuar i Ajaksit Frenki De Jong. Futbollisti 21-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin nga Amsterdami dhe për kartonin e tij do të duhet një shumë e majme.

Sipar së përditshmes angleze “Daily Mirror”, trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola është takuar me agjentin e lojtarit Ali Dursun dhe ka marrë miratimin e lojtarit për transferimin. Së shpejti pritet që drejtuesit e kampionëve të Anglisë të ulen të tavolinë me Edvin van der Sar. Ish-portieri i Mançester Junajtid mban prej dy vitesh postin e drejtorit të përgjithshëm të klubit holandez.

Kosto totale e transfertës së De Jong përflitet se mund të jetë rreth 67 milionë euro. Një mesfushor me karakteristikat e De Jong është një domosdoshmëri për Sitin, pasi në atë rol “qytetarët” kanë vetëm brazilianin Fernandinjo, i cili në maj do të mbushë 34-vjeç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.